Festivali për fëmijë Ylberi u mbajt për të 22-tën herë, si
rezultat i punës sonë të deritanishme dhe të suksesshme. Në këtë festival garojnë fëmijë nga mosha 4-14 vjeç.
Këngët përshtaten me moshën e fëmijëve dhe kanë karakter edukativo-arsimor.
Temat janë nga më të ndryshmet dhe përfshijnë botën fëmijërore dhe fantazinë e
tyre. Në festival marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës si: korri, solistë, grupe
baleti të ndryshme, koreograf, mysafirë etj.
Festifali ka
karakter garues, ku shfaqen këngë të reja në gjuhë shqipe. Përfaqësues nga
festivalet tjera si Златно Славејче,
Си-До dhe shtete tjera nga regjioni
i Ballkanit do të jenë mysafirë të festivalit dhe do të paraqiten me
interpretime në gjuhën e tyre amtare si p.sh nga (Shqipëria,Bullgaria, Turqia,
Kosova, Serbia, Mali i Zi etj).
Festivalin Ylberi
fëmijët e ndjekin direkt në sallë dhe me mijëra tjerë në premierë dhe reprizë
nëpërmjet kanaleve televizive TV21, TVM2 të cilat bëjnë transmetim satelitor të
festivalit i cili emitohet në gjithë botën.
Festivali ka ambient
kolorit me shumë risi muzikore dhe skenike. Ka kontribut në procesin
edukativo-arsimor, sepse këngët shfrytëzohen në mësim e gjatë manifestimeve
kulturore, ngjarje me karakter zbavitës, gjithashtu tek fëmijët zhvillohet
interesi për ndëgjim të muzikës artistike, zbavitëse, popullore dhe muzikës për
fëmijë
„Kënga nuk njeh kufi “ është motoja e festivalit e cila një ditë
ndoshta do të përfshijë një spektër edhe më të gjërë jashta kufijve të
regjionit.
Festivali i këngës për fëmijë YLBERI - Shkup