Efektet e një festivali si Ylberi i cili është i vetëm, tradicional dhe më
i madhi projekt në Maqedoni në gjuhë shqipe, mund të marrim me mend se sa e ka
rëndësinë e saj. Ju shërben fëmijëve për ngritje të kulturës muzikore në mësim
në gjuhën shqipe. Kjo është mënyra e njohjes dhe ruajtjes të vlerave kulturore
të muzikës për fëmijë.
Festivali është në shërbim të fëmijëve në diasporë sepse transmetohet
nëpërmjet programës satelitore. Festivali inçizohet në CD dhe DVD, ku nxënësit,
mësimdhënësit dhe edukatorët nga të gjitha vendet mund të pajisen me këngët dhe
inçizimet dhe do t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në orët mësimor në procesin
edukativo-arsimor.
Nga Festivali Ylberi sot kanë dalur këngëtarë ekselentë në skenën muzikore shqipëtare.
Kjo tregon se festivali jep mundësi për gjetje të talentëve të rinjë, orientim
kah muzika që nga mosha e hershme, hapje të dyerve kah skena muzikore kulturore
e të rinjve. Përshkak se festivali ka karakter ndërkombëtar, i afron fëmijët e
shtetit dhe regjionit dhe paraqet ngjarje të rëndësishme për qytetin e Shkupit
dhe Maqedoninë Veriore.
Festivali i këngës për fëmijë YLBERI - Shkup